BOTA

Java e pestë, mijëra protestues sërish në rrugët e Francës

14:32 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sërish këtë të shtunë, protestuesit të njohur si “jelekët e verdhë”, kanë protestuar kundër qeverisjes së presidentit Emmanuel Macron.




Në Paris u mblodhën 8000 policë dhe 14 automjete të blinduara për t’u përgatitur për të gjitha situatat. Sipas autoriteteve, 30 persona janë ndaluar.

Të premten, presidenti Macron bëri thirrje për të mbajtur rendin dhe qetësinë pas protestave të mëdha që shkaktuan përplasje me policinë.

“Franca duhet të qetësohet, të vendos rregull dhe t’i kthehet normalitetit”, tha Macron pas një takimi me liderët e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Edhe përfaqësues politikë, po ashtu kanë bërë thirrje që protestuesit të qetësohen dhe të mos qëndrojnë në rrugë, pas vrasjes së katër personave në një sulm me armë në qytetin e Strasburgut.

Kjo është e shtuna e pestë që protestohet kundër politikë së presidentit, Emmanuel Macron. Në katër të shtunat e kaluara janë zhvilluar përleshje me policinë, është përdorur gazi lotsjellës, dhe janë djegur automjete e janë vënë barrikada nga protestuesit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.