BOTA

Mick Mulvaney zgjidhet shefi i ri i personelit të Shtëpisë së Bardhë

15:16 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Donald Trump njoftoi të premten se drejtori i buxhetit Mick Mulvaney do të jetë shefi i tij i ardhshëm i personelit të Shtëpisë së Bardhë.




Përmes një Twetter-i presidenti Trump tha se Mulvaney “ka bërë një punë të shquar” në administratën e tij dhe do të marrë postin e ri vitin e ardhshëm.

Presidenti Trump e quajti Mulvaney “shefin e personelit të ngarkuar në detyrë “, por nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë do të thotë kjo për kohëzgjatjen e mandatit të tij.

Ai do të zëvendësojë gjeneralin John Kelly. Presidenti Trump vlerësoi punën e  Kelly dhe e quajti atë një “patriot të madh” në Tweeter.

Presidenti Trump njoftoi javën e kaluar se John Kelly, i cili shërbeu në post për më shumë se një vit, së shpejti do të largohej.

Zgjedhja e parë e presidentit ishte Nick Ayers, shefi i personelit të nënpresidentit, i cili nuk e pranoi postin pasi nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje për sa kohë do të shërbente në atë pozicion.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.