SPORT

Nedved ironizon Marottën: Ishe një juventin që nuk qe kurrë i tillë

22:00 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Firma me Interin ka shkaktuar pakënaqësi te drejtuesit e Juventusit, që besonin se Beppe Marotta nuk do të ishte kundërshtari i tyre.




Një gjë e tillë është pohuar edhe nga regjisori i bardhezinjve, Pavel Nedved, që në një intervistë për “DAZN” ka thumbuar ish-drejtuesin te torinezët, duke e cilësuar si një Juventin që nuk ishte kurrë i tillë.

“Ishte e çuditshme ta shihja atë te Inter. Tani që është zyrtare bëhet akoma dhe më befasuese. Ai është një profesionist, por ndoshta nuk ishte kurrë një Juventin“.-tha “arusha çeke”.

Marotta ishte një nga arkitektët kyç për rilindjen e Juventusit, të cilët nën drejtimin e tij fituan 7 tituj të Serie A.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.