Nostalgji

Nostalgji/ Edi Rama, pas hobit të tij për këngët dhe tangon, zbulohet se ‘vdes’ të luajë piano

16:00 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Edi Rama, Pas hobit të tij për këngët dhe tangon, zbulohet se ‘vdes’ të luajë piano




Edi Rama, kryetar i socialistëve dhe drejtues i qytetarëve të Tiranës, gjatë këtyre viteve që e kemi parë na ka prezantuar disa hobi apo dëshira të tij, që janë të lidhura gjatë viteve të fundit sidomos me artin. Dhe ja ku e shohim te kjo foto kreun e PS, duke i rënë pianos. Gjithë elegancë, duke buzëqeshur, plot sharm, me kostum e kollare lejla, elegant, është ulur përpara një pianoje duke luajtur nota të ndryshme muzikore.


Nuk kemi dëgjuar asnjëherë që Rama të ketë pasur ndonjë dëshirë për pianon. E kemi ditur pasionin e tij prej basketbollisti, por jo për pianon. Gjithsesi, këto kohët e fundit e kemi parë se është dhënë shumë pas gjërave të artit. Ishte ai politikani i parë në Shqipëri që realizoi fillimisht këngën “Tirona” me grupin West Side Family, e pas asaj kënge të sukseshshme, edhe këngën e zgjedhjeve të kaluara “Çohu”.


E pas kësaj sprove të suksesshme si këngëtar, Ramën e kemi parë edhe duke kërcyer, duke marrë pjesë në spektaklin e Grabockës “Dancing with the star”. Në krah të drejtueses së spektaklit, Alketa Vejsiu, Rama në fakt, po kërcente një tango të keqe, jo me performancë të mirë, por gjithsesi, tentoi e kaloi një sprovë të vështirë.

E pas kësaj, ja ku e shohim kryesocialistin të luajë edhe piano. Nga ajo që pamë, dinte shumë pak nota muzikore, por ato i ka luajtur saktë, qartë dhe bukur.
Të ketë vendosur vallë që të lërë politikën dhe të marrë mësime pianoje? Apo është thjesht një shoë për tu kapur edhe nga paparacët e bluetooth. Nuk do të na duket çudi, nëse në zgjedhjet e ardhshme vendore, kreu i bashkisë të na shfaqet në formën e tij të re, atë të një pianisti, jo aq të talentuar.
Gjithsesi, dalëngadalë, ne po shohim një Ramë, që siç e ka deklaruar vetë, politika për të është një stacion, dhe ndaj për këtë arsye po na zbulon të tjera hobi të tijat që i ka veçmas politikës.

Rama lë zyrën, del në terren
Kryetari i Partisë Socialiste e ka kuptuar shumë mirë më së fundi se punët nuk bëhen nga zyra. Ndaj ka vendosur të dalë vetë në terren për të pasur rezultate të frytshme sidomos tani, kur për pak muaj do të vijnë zgjedhje vendore. Ja ku e shohim përpara selisë së PS duke i dhënë urdhra një polici të policisë bashkiake, duke i treguar me dorë pikërisht nga sheshi i rrënuar “skënderbej” dhe duke kërkuar që të lirohet rruga për vazhdimin e punës. Megjithëse polici kur e ka parë Ramën nga afër e ka zënë tmerri. Nuk e ka menduar i ziu se kreu i PS do ti kërkonte ndonjë punë. Të paktën dhe ai si gjithë të tjerët e di shumë mirë se Rama ka harruar të punojë në terren, por mund të drejtojë vetëm nga zyra.

Vështirësitë e Teutës me Ramën
Teuta, sekretarja e Edi Ramës në selinë rozë, e ka shumë të vështirë të komunikojë me kryetarin. Sic po e shohim në këtë foto, edhe pse ajo ka veshur këpucë me taka të larta, prapë nuk e kap dot Ramën në gjatësi. Duket se nuk i pret puna përderisa po strapacohet ti tregojë kryetarit disa shkresa e dokumente, që këtij të fundit do t’i duhen për mbledhjen e radhës të kryesisë së PS. Megjithatë duket se kanë zgjidhur punë edhe në rrugë, pikërisht brenda oborrit të selisë rozë. Por dhe Rama duket shumë serioz. Kur bëhet fjalë për partinë, ai nuk toleron asgjë.

Ky shkrim u botua më 18 shtator 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.