AKTUALITET

Përmbytet Vlora, në disa zona ujin arrin 50 cm

08:45 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës, kanë shkaktuar përmbytje në qytetin bregdetar të Vlorës.




Disa rrugë dhe lagje janë nën ujë, po ashtu dhe Porti i Vlorës është i përmbytur.

Kjo ka sjellë vonesa në përpunimin e pasagjerëve, pasi ambientet e portit janë thuajse tërësisht nën ujë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit këtë të shtunë do të ketë reshje me intensitet të lartë në gjithë vendin.

Në Veri dhe në Lindje, në zonat mbi 300 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.