SPORT

Spaleti: Meritoj të gjitha kritikat

10:30 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para mediave, përpara takimit me Udinezen, trajneri Luçiano Spaleti shprehet se Interi nuk duhet të prishë atë që ka ndërtuar deri më tani me kaq shumë mund dhe se i pranon kritikat për humbjet e ekipit të tij, që sollën edhe eliminimin nga Liga e Kampionëve.




Kriza
“Nuk mendoj se jemi në krizë. Nëse shikon rezultatet, mund ta krijosh këtë ide, por po të shikosh ndeshjet tona, do të kuptosh se gjithçka është vendosur nga gabime shumë të vogla. Nuk është si kriza që pësuam në mes të sezonit të kaluar. Është thelbësore që skuadra të reagojë menjëherë”.

Akuzat
“Më është krijuar mendimi se disa njerëz kërkojnë të shkatërrojnë atë që kemi punuar prej kaq shumë kohësh. Nuk është nevoja të hedhim çdo gjë poshtë. Rrugëtimi i Interit vazhdon dhe për këtë duhet të punojmë. Është e qartë që të gjitha kritikat për mua janë të drejta. Nuk është nevoja të merreni me lojtarët. Ata po bëjnë gjithçka siç duhet dhe më kanë treguar se janë të gatshëm të punojnë për ta çuar Interin aty ku duhet. Sigurisht një pjesë e kritikave ka qenë brutale, por kritikat e bëra siç duhet mund të na ndihmojnë për të parë siç duhet ku çalojmë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.