SPORT

Tavo takon ekipin, garanton financat

12:04 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skuadra e Luftëtarit është në kulmin e përgatitjeve për transfertën që do të zhvillojë në Korçë me Skënderbeun. Bluzinjtë kanë një nga transfertat më të vështira, e megjithatë skuadra është duke u përgatitur dhe vlerësuar maksimalisht kundërshtarin e radhës. Por, në seancën e djeshme stërvitore siç edhe mëson “Vipsport”, ka qenë i pranishëm edhe presidenti i skuadrës, Grigor Tavo, i cili ka takuar jo vetëm stafin, por edhe skuadrën.




Tavo ka kërkuar nga skuadra përqendrim maksimal në dy ndeshjet e radhës, pasi financat i kanë të garantuara. Trajneri Gentian Mezani, nga ana tjetër ka zhvilluar një stërvitje të plotë, ndërsa pozitive është se skuadra do të jetë e plotë në sfidën e radhës në Korçë, ndryshe nga takimet pasardhëse, ku thuajse në çdo ndeshje Luftëtari ka pasur probleme mungesash nga dëmtimet apo kartonët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.