Kronikë

Tritol banesës, si i shpëtuan vdekjes dy familje në Vlorë: Menduam se ishte celular…

16:24 - 15.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e mbrëmjes së kaluar në një banesë në lagjen Çole . News 24 sjell eskuzivisht pasojat e shpërthimit dhe detajet e ngjarjes e cila dëmtoi totalisht dy banesa si dhe strukturën e pallatit. Pika ku ishte vendosur ekplozivi ka qenë pranë dy hyrjeve ,atë të një çifti i cili sapo është kthyer nga Greqia si dhe ish bashkëshortja e Hyqmet Nexhipit, vrarë dy vite më parë .




Dëmet më të mëdha i ka familja e çiftit që sapo është kthyer nga Greqia ku nga presioni i madh të gjitha dyert janë shkatërruar duke marrë me vete dhe orendi . Në një intervistë për News 24, çifti tregon se janë kthyer nga Greqia vetëm 20 ditë më parë ndërsa atje vijojnë të jetojnë djemtë e familjes. Ata përshkruajnë gjithë ngjarjen ndërsa shprehen se nuk kanë pasur kurrë probleme më parë.

Dera ngjitur është ajo e ish bashkëshortes së pronarit të anijes së peshkimit të vrarë 2 vite më parë. Ajo shprehet se sapo kishte mbërritur në shtëpi dhe kishte parë një celular me një pako të lidhur në të. Në atë moment ka trokitur te dera e fqinjit dhe i ka thënë mos kishin harruar celularin jasht por fqinji i ka thënë se dukej si bombë dhe të largoheshin menjëherë. Sapo kanë mbyllur dyer dhe janë larguar nëpër dhoma, bomba ka shpërthyer. Sipas saj vetëm minuta e ka ndarë ka vdekja.

Ajo tregon se ka qenë vetëm me vajzën në shtëpi ndërsa djali është në burg që prej dy vitesh ku pas vrasjes së të atit ju kapën në shtëpi rreth 90 gramë canabis sativa. Përsa i përket peshkatarit të vrarë ajo shprehet se ajo është divorcuar nga ai që në vitin 1996.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.