AKTUALITET

Aeronautistë nga gjithë bota në restorantin e “Birra Korça”: Gjithçka me shumë stil

10:35 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

120 aeronautistë nga e gjithë bota kanë zgje-dhur të darkojnë këtë fundjavë në restorantin e “Birra Korça”. Një darkë me gatime tradicionale, shoqëruar me birra “Korça” të freskët ka qenë zgjedhja e pjesëmarrësve të Kampionatit Botë-ror të Aeronautikës, i cili po zhvillohet në Korçë. Teksa janë ndalur në restorantin e “Birra Korça”, atje ku ndërthuren elementët fantastike të dekorit të festës me shijen magjike të birrës dhe gatimet tradicionale, aeronautistët janë mahnitur nga ajo çfarë kanë shijuar.




“Jetoj në Anglinë e Veriut dhe kjo është vizita ime e katërt në Shqipëri, por e para në Korçë. Më pëlqen shumë dhe po shijoj birrën “Korça” tha aeronautisti anglez Andy Webster.
“Është vërtet shumë bukur këtu po shikoj zbukurimet dhe është vërtet me stil” u shpreh Joanne Van den Berg, një tjetër aeronautist.

Birra “Korça” ka ditur si ta bëjë mbrëmjen e tyre të veçantë duke i mahnitur me cilësinë e saj. Aeronautistja nga Koreja veçoi ushqimin tradicional shqiptar si të preferuarin e saj, ndërkohë që po e shoqëronte me birrë të zezë “Korça” ajo theksoi se i pëlqen jashtë mase.

“Jam nga Korea, është hera ime e parë që vij në Shqipëri. Më pëlqen shumë Korça dhe ushqimi tradicional shqiptar është i preferuari im. Kam provuar birrën e zezë ‘Korça’ dhe më pëlqen jashtë mase.” -tha Eunyoung Cho.

Birra ‘Korça’ dhe gatimet e mjeshtrave janë shijuar nën tingujt e muzikës live që restoranti ofron. Aeronautistët shqiptare dhe të huaj darkuan dhe festuan deri në orët e para të mëngjesit.

“Birra Korça”
Një darkë me gatime tradicionale, shoqëruar me birra “Korça” të freskët ka qenë zgjedhja e pjesëmarrësve të Kampionatit Botëror të Aeronautikës, i cili po zhvillohet në Korçë. Teksa janë ndalur në restorantin e “Birra Korça”, atje ku ndërthuren elementët fantastike të dekorit të festës me shijen magjike të birrës dhe gatimet tradicionale, aeronautistët janë mahnitur nga ajo çfarë kanë shijuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.