Kryesore

Boçi flet për kritikët e PD: Kanë zgjedhur të ngrohen në diellin e qeverisë

21:19 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka deklaruar se kritikët e PD kanë zgjedhur të ngrohen në diellin e rrezeve të qeverisë. I ftuar në  Ora News, ai mori shembujt e Majlinda Bregut dhe Ridvan Bodes, të cilët kanë qenë eksponentë të lartë të PD, por tani janë përfaqësues të qeverisë.




Kur kalon në opozitë ka dy rrugë, ose do zgjedhësh përballjen vazhdimin e opozitës ose do zgjedhësh dillin politik për tu ngrohur në diellin e rrezeve të qeverisë. Nëse do marrim emra, brenda etikës politike, zonja Bregu ka qenë funksionare e lartë e PD dhe sot është përfaqësuese e qeverisë.

Edhe zoti Bode, i cili ka qenë figura 2 e PD, është një nga numrat kandidat si përfaqësues i qeverisë. Ndërsa Patozi ka zgjedhur të mos jetë i përfaqësuar nga kryetari aktual, duke e bërë atë luftën politike në planin personal. Nga e gjithë kjo situatë dëmi nuk shkon tek lidershipi sepse lidershipi forcohet, por tek ai militanti. E trondit emocionalisht, por nuk pengon angazhimin e tij të plotë.”

Boçi tha se PD ka mbështetur protestën e studentëve, ndërsa tha se kërkesat dhe zgjidhja e tyre janë politike.

Ne i kemi mbështetur. Unë vërtet nuk kam dashur të gjykohem nga kostumi im politik, por ekzistenca e angazhimit qytetar është pjesë e angazhimit politik. Në çdo rrethanë të isha, edhe sikur qeverisja të ishte e PD, këmbët e mia do më çonin tek studentët.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.