LIFE STYLE

“I dashur Babagjysh, dua një veshkë për vëllain”, letra e vajzës së vogël që po përlot botën

10:05 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në prag të festave të gjithë shprehin dëshirat se çfarë presin vitin e ri. Një vajzë e vogël ka përlotur Botën me letrën e saj. Ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj, ajo nuk ka kërkuar as kukulla as lodra, por vetëm një veshkë për të vëllain e sëmurë. Letra e shkruar për Babagjyshin ka prekur këdo që e ka lexuar.




Vogëlushja me emrin Kaitlyn, ka kërkuar si dhuratë për fundvit, vetëm një veshkë për vëllain e saj të sëmurë, kërkesë kjo po bën xhiron e botës dhe i ka prekur të gjithë ata që e kanë lexuar. “Foxneës” shkruan se vajza e kishte lënë një zarf disa ditë më parë në dyqanin Loëe’s Home Improvement në Franklin të SHBA-së.

Sipas medias ndërkombëtare çdo vit mijëra fëmijë vijnë në këtë vend për të treguar “sa mirë e kanë kaluar vitin” dhe gjithashtu për të lënë dëshirat rreth dhuratave të reja për Babagjyshin. Mes letrave të shumta, ata gjetën një që tërhoqi vëmendjen.

“I dashur Babagjysh, disa mund të mos besojnë tek ju, por unë po. Një gjë që me të vërtetë dua për Krishtlindjen për vëllain tim të madh është një veshkë e re për transplantim. Ju lutem!”- shkruante vajza e cila kishte përdorur edhe lapsa me ngjyra mjaft të ndezura.

Në letër ishte shkruar vetëm emri: Kaitlyn, dhe asgjë tjetër. Në këtë mënyrë pronarët e dyqanit nxituan ta shpërndanin letrën e njohur në të gjitha mediat e mundshme për të kërkuar vogëlushen, dhe për ta ndihmuar të realizonte dëshirën e saj gjithashtu.

“Gjëja e parë që ne u përpoqëm të bënim ishte mbikëqyrja e kamerave, për të gjetur prindërit e fëmijës, por nuk patëm fat,” – tha menaxheri i dyqanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.