Nostalgji

Nostalgji/ Look, i politikaneve femra, Jozefina, Monda, Arenca, Ina, Arta…

16:00 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Jozefina… pantallonat nuk i shkojnë. Bulku, diçka nuk i shkon me look-un. Arenca, në gjendje skandaloze. Sharmantja, Ina Rama. Pse është mërzitur Arta Dade.




Jozefina… pantallonat nuk i shkojnë
Jozefina Topalli kësaj radhe e ka humbur, ose i ka shpëtuar…. Kryetarja e Kuvendit paraqitet gjithmonë në formë, por ja tek e shohim në këtë foto, ku shefja e 140 deputetëve, ka neglizhuar veshjen e saj. Nuk mund të themi se zonjës Topalli nuk i shkojnë pantallonat. Psh, në disa foto ajo më parë është prezantuar me xhinse, gjatë daljeve të saj jo zyrtare, dhe ato i rrinë shumë mirë. Por këtu, këto pantallonat e zeza, veshur me një xhaketë lejla, të pakombinuara me asgjë tjetër, nuk duket se i rrinë mirë kryetares së kuvendit. Ose të paktën, nuk e kthen dot kokën për ta parë, aq më tepër që Jozefina është nga ato femra, që gjithmonë të bësh të kthesh kokën sa herë e sheh në rrugë duke ecur, apo edhe në sallën e parlamentit. Por kush e ka këshilluar këtë radhë kryetaren e Kuvendit? Shpejt do ta mësojmë këtë gjë.

Bulku, diçka nuk i shkon me look-un
Deputetja artiste e Kuvendit të Shqipërisë Rajmonda Bulku, e ka humbur sharmin e të veshurit, jo vetëm si artiste tashmë, por edhe si parlamentare. Në këtë foto, e shohim deputeten artiste me një xhaketë gjithë lule, që nuk i shkon fare zonjës Bulku. Ndoshta ka qenë e ndikuar edhe nga ekspozita e pikturave që po vizitonte, por sikurse duket, xhaketa e saj lajle-lule, nuk ka lidhje me figurën e Bulkut. Por çfarë i ka ndodhur deputetes që nuk po i kushton shumë vëmendje look-ut të saj? Ndoshta për herë të parë në detyrën e parlamentares e deputetes është gjendur në vrullin e akuzave të PS ndaj bashkëshortit të saj, biznesmen, dhe e ka humbur vërtet. Ne të Bluetooth, i këshillojmë Rajmondës që tashmë garderoba e saj duhet të ndryshojë tërësisht.

Arenca, në gjendje skandaloze
E tmerrshme….Arenca Trashani, deputetja e Shkodrës, madje ish ministre e Integrimit asnjëherë nuk ka ditur të vishet dhe të prezantohet qoftë në sallën e Kuvendit, apo në jetën e saj të përditshme. Në fakt, Arenca është martuar rreth dy vite më parë, kur ka qenë në postin e ministres. Të gjithë menduan se martesa do i ndryshonte paksa edhe mënyrën e të veshurit, madje, shtoji kësaj dhe faktin që është politikane e deputete e PD. në këtë foto, e shohim në pikë të hallit. Ka veshur një fustan, mbi të cilin ka hedhur një triko, flokët sigurisht i ka të pakrehura por të kapura pas me një kapse….dhe ja ku gjejmë një deputete që nuk ka asgjë të përbashkët për nga look me pozicionin që ka në sallën e Kuvendit. Ndoshta ka ardhur koha për një pazar të mirë për deputeten shkodrane, ka ardhur koha që ajo vetë të ndryshojë edhe garderobën. Të paktën, të blejë disa xhaketa femërore, sa për t’u prezantuar në sallën e Kuvendit.

Sharmantja, Ina Rama
Kryeministri i ka thënë Silvia Konti, por këtë detyrë duket se nuk e bëri dot kryeprokurorja e vendit Ina Rama. Por Inës pak i bën përshtypje kjo gjë. Pasi kishte deklaruar në pasurinë e vet një shtëpi të re, te gati gati 150 mijë euro, Ina, është duke i dhënë shumë rëndësi look-ut dhe veshjes së saj. Ja ku e shohim në këtë foto, plot sharm, shumë të kombinuar dhe me look-un e një një vajze që të mbeteshin sytë. Teksa gjendej në promovimin e librit të Blendi Fevziut, Inën, gati nuk po e njihnin as të ftuarit. Nuk i bënte përshtypje kjo gjë, madje, ka qëndruar më të shumtën e kohës e shoqëruar nga një grup vajzash dhe të bënte përshtypje fakti se nuk ishte e shoqëruar nga bashkëshorti. Po pse vallë? Mos ka gabuar Blendi dhe ka dashur të jetë vetëm zonja Rama në ceremoni, apo kështu kanë rrjedhur ngjarjet? Këtë do të duhet ta zbulojmë në vazhdim.

Pse është mërzitur Arta Dade
Për Arta Daden kemi thënë gjithmonë se sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë e mban veten femra e fortë dhe potente e socialistëve. Gjithkush e admiron për look-un, për mënyrën sesi vishet dhe gjithmonë mbetet “shik”, nuk i mungon asgjë, që nga vathët, rruazat në qafë, unazat në dorë, apo kapset e xhaketave.
Po ç’ti ketë ndodhur vallë këtë herë Arta Dades që e shohim kaq shumë të mërzitur në këtë foto? Asnjëherë nuk e ka lëshuar veten deri këtu. Ndoshta në kuvend është duke diskutuar Berisha, dhe zonja e fortë e socialistëve, nuk do ta dëgjojë. Por më së miri, e shohim në këtë foto, që për politikanen gjyshe, vitet kanë bërë të vetën. Gjithsesi, Bluetooth i sugjeron Artës të mos e lëshojë veten, ajo duhet të jetë gjithmonë në formë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.