MILOSAO

“The price of Glory” i Meksit në World Press

08:35 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Karikatura shqiptare do të përfaqësohet në World Press me punën e fundit të Arben Meksit, të titulluar “The price of glory!”. Aktiviteti, i cili po zhvillohet në Portugali, përmbledh punët më të mira në disa gjini të Arteve Pamore dhe synon të përcjellë krijimet më të mira të vitit 2018, nga shumë artistë të njohur.




Arben Meksi, në vazhdën e abstragimeve të tij tejet interesante, ka zgjedhur një punë me një simbolikë shumë interesante disi zoomorfe, ku dreri vajton humbjen. Duket si një punë që me këtë simbolikë përmbledh dy kohë të ndryshme, pasi nderimi i zgjidhur me formën monumentale, ka një dimension tjetër të piedestalit, që përshfaqin brirët e drerit në formë dekorimi. Duhet vlerësuar abstragimi jo thjesht teknik i stilit por edhe gjetja brenda gjinisë grafike, që Arben Meksi e zhvillon në mënyrë shumë kanonike. Ai është i rezervuar ndaj elementit të theksuar pikturik dhe ia lë zgjidhjen e tematikës së tij, pikturës shumë të pastër karikaturike, ku çdo detaj ka një funksion për ta bërë idenë sa më të plotë. Përndryshe, Arben Meksi, duket se mendon shumë para se ta hedhë, por e realizon punën gati me një frymë, sepse puna i rri në kokë. Ndaj, kanonet çedojnë rrallë ose atëherë kur ai vetë s’është i bindur për krijimin e duhur.

Nëse do të vlerësohet në një aspekt më ndërkombëtar, puna e tij hedh dhe një vështrim për lavdinë e dikurshme të shumë dukurive që lidhen me civilizimin e sotëm, por edhe të vlerave të përbotshme, që tashmë u ka mbetur vetëm vajtimi. Kjo punë e ekspozuar e tregon më së miri këtë paradoks.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.