LIFE STYLE

Rusi/ Zbulohet dinozauri gjigand, peshonte 17 ton

19:44 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lloj i ri dinozauri është zbuluar në Rusi. I quajtur Volgatitan, barngrënësi i përkiste një familje dinozaurësh me qafë të gjatë të quajtur sauropods.




Dinosauri peshonte 17 ton dhe eci në tokë 200 milionë deri në 65 milionë vjet më parë. Dinozauri i madh u identifikua nga shtatë rruaza të tij, që ishin “mbërthyer” në një shkëmb për 130 milion vjet derisa u zbuluan në brigjet e lumit Vollga pranë Ulyanovskut në vitin 1982.

Por tani shumë vite me pas eshtrat u rishikuan nga ekspertët në një laborator në Rusi.

Alexander Averianov i Akademisë Ruse të Shkencave tha për Fox News se: “Fosilet vijnë nga një shkëmb i sedimenteve detare të cilat janë të pasura me fosile jovertebrore, si amoni dhe eshtrat e zvarranikëve detarë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.