Tech

A u gjurmuan fansat e Taylor Swift në koncert?

14:04 - 16.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një stadium i madh në Los Angeles ka konfirmuar se përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë ngjarjeve sportive dhe muzikore, për të vënë në pah shqetësuesit e njohur.




Personeli i stadiumit tha se përdorin teknologjinë “brenda dhe jashtë” portave të stadiumit. Një artikull i botuar në “Rolling Stone” pretendon se fansat e Taylor Swift u skanuan në një koncert të saj, në një përpjekje për të gjetur persona të rrezikshëm. Sipas Rolling Stone, vizitorët në koncertin e Taylor Swift në Rose Bowl u inkurajuan të ishin pjesë e tij, si pasojë e skanimit në një kabinë. Kabina pretendohet të regjistrojë personat dhe të krahasojë fotot e tyre me një bazë të dhënave të personave kundër Swift.

Megjithatë, artikulli nuk e emëroi kompaninë përgjegjëse, por stadiumi ka konfirmuar se përdor njohjen e fytyrës në disa ngjarje për të rritur sigurinë, por nuk ka ofruar ndonjë qartësi në lidhje me kabinat e ngritura për koncertin e Taylor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.