AKTUALITET

ARRSH, apel të fortë për drejtuesit e mjeteve: Kujdes orët në vijim!

11:43 - 17.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë apel për drejtuesit e mjeteve, ndërsa ka informuar se në orët e ardhshme parashikohen reshje dëbore në zonat malore, të cilat do të kenë intensitet deri mesatar. Në zona të caktuara mund të ketë mjegull për shkak të reshjeve të shiut.




“Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes për shkak të lagështirës, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë natës, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”, – njofton ARRSh.

Ndërkaq bëhet e ditur se të gjithë kontraktorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në gatishmëri dhe po monitorojnë në vazhdimësi situatën për të mbajtur të hapura të gjitha akset.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.