SPORT

“Mad-Shaq”! Dy golat e Xherdanit shembin Mançesterin

09:28 - 17.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Futet në minutën e 70-të në lojë, realizon dygolësh për 10 minuta në fushë dhe bën të çmendet “Anfield Road”. Xherdan Shaqiri, fenomenal në sfidën ndaj Mançester Junajtid. Golat e tij u dhanë fitoren 3-1 të kuqve në shtëpi, duke rikthyer skuadrën e Jurgen Klop në vendin e parë në Premier League me 45 pikë, 1 më shumë se Mançester Siti. Por çfarë ndodhi në këtë sfidë, një nga më të pabesueshmet në karrierën e futbollistit të lindur në Gjilan?




Liverpuli kaloi në epërsi që në minutën e 25-të me Sadio Mane, por Xhesi Lingard përfitoi nga një pasiguri e portierit brazilian Alison, duke kthyer baraspeshën në rezultat në minutën e 33-të. Vendësit nuk po arrinin ta çanin mbrojtjen e “Djajve të Kuq”, por zgjidhjen Klop e kishte në stol, pikërisht Xherdan Shaqirin, që sapo zbret në fushë, i jep një tjetër marsh lojës sulmuese të skuadrës së tij. Në minutën e 73-të goditi saktë brenda zonës në një pozicion të volitshëm, me topin që goditi shtyllë e përfundoi në rrjetë, ndërsa në minutën e 80-të realizoi të dytin me një tjetër goditje të kalibruar, thuajse nga vija e 16 metrave. Kaq mjaftoi që Liverpuli të merrte një fitore shumë të rëndësishme me protagonist absolut Xherdan Shaqirin, “asin nën mëngë” të Jurgen Klop, i hedhur në fushë në momentin e duhur për t’i dhënë një mësim të mirë Zhoze Murinjos.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.