AKTUALITET

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, vdes shoferi

19:28 - 17.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kurbin. Mësohet se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga aksin Milot-Burrel në Shkopet dhe ka rënë në humnerë.




Nga aksidenti ka gjetur vdekjen drejtuesi i makinës K.B. 50 vjeç, banues në Ulëz, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Burrel – Skuraj , në dalje të tunelit të Shkopetit, mjeti tip Benz i drejtuar nga shtetasi K.B. 50 vjeç, banues në Ulëz, ka dalë nga rruga duke rënë në greminë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, i cili ndodhej i vetëm në mjet.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.