SPORT

Penalltia e drejtë, Sambou ndëshkohet për faullin, jo prekjen e topit

11:38 - 17.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aksioni i minutës së 84-t të pjesës së dytë të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Luftëtarit do të kujtohet për një kohë të gjatë, pasi ishte ai që përcaktoi fatin e ndeshjes mes dy skuadrave. Një gjuajtje drejt portës devijohet me kokë nga Kaba Sambou dhe gjyqtari Hermal Llapra bën shenjë nga pika e bardhë. Në stadium nisin protestat dhe me të drejtë, pasi lojtarët i bëjnë me shenjë kryesorit se mbrojtësi ka prekur topin me kokë.




Protesta pa fund, por Llapra nuk u kthen përgjigje, vetëm bën shenjë nga pika e bardhë, duke tensionuar edhe më shumë situatën. Pas ndeshjes, pasi situata ishte tensionuar për minutat e mbetura, në tribuna dhe në fushë, sipas “SuperSport”, ai ka shpjeguar se kishte dhënë penalltinë, meqë kishte cilësuar faull rrëshqitjen e Sambou, që kishte devijuar topin me kokë, por me këmbë kishte ndërhyrë në mënyrë të parregullt ndaj kundërshtarit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.