Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është shprehur se Erion Veliaj mund të bëhet kryeministër para zgjedhjeve, teksa thekson se kryebashkiaku ka punuar për Tiranën.
E ftuar në Neës24, Kryemadhi tha se Veliaj ka meritë të veçantë në ndërtimin e korsive të biçikletave dhe kjo shtoi ajo është një mundësi për të gjitha shtresat sociale që jetojnë në Tiranë.
Kryemadhi deklaroi se PD-LSI do të kenë një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale në garën për bashkinë e Tiranës. Ajo nuk dha asnjë emër, por shtoi se kushti i parë do të jetë një figurë, e cila nuk përfaqëson interesa dhe grupe mediatike.
“Erion Veliaj mund të jetë edhe kryeministër para zgjedhjeve. S’mund të them që Erjon Veliaj s’ka punuar . Opozita e ka shansin 100 për qind. Jo vetëm në Tiranë, por kudo. A e di ti sa qytetarë kanë makina në Tiranë? Ti që lëviz me makinë je i pasur, ata që lëvizin në këmbë janë të varfër.
Unë që nuk kam makinë, e kam më kollaj të blejë një biçikletë. Kur dalim në studio televizive bërtasim për hallin tonë jo për njerëzit. Veliaj është një njeri që punon me një program, i cili i ka ecur.
Në të gjithë historinë e tij ka gabuar me teatrin dhe kjo nuk do ti ndahet gjatë gjithë jetës. Po të shikosh historikun e protestës, pati tentativë për ta marrë. Segmente e caktuara politike kanë patur si synim për ta përdor për qëllimet politike.
Kandidat të përbashkët do ta kemi për Tiranën, por nuk e kemi menduar se nga cila do të jetë. Mund të jetë edhe kandidate, çfarë të keqe ka. Nuk ka asgjë të keqe, po me Bashën nuk e kemi biseduar. Do të jetë një kandidat që nuk përfaqëson grupe mediatike”, tha Kryemadhi.