SPORT

Mourinho shkarkohet nga Manchester United, ja sa do marrë dëmshpërblim

11:03 - 18.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jose Mourinho është shkarkuar nga  drejtimi i Manchester United.




Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga klubi anglez. “Manchester United njofton se Jose Mourinho është larguar nga klubi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Manchester United.

“Ne dëshirojmë ta falendërojmë atë për punën e tij te Manchester United dhe i urojmë sukses në të ardhmen”, thuhet më tej në njoftim.

Disfata ndaj Liverpulit i kushtoi shtrenjtë portugezit, i cili pagoi në një farë mënyrë startin më të dobët të “Djajve të Kuq” në 28 vitet e fundit të Premier Ligës.

Gjithsesi, Murinho e ngushëllon fakti që nuk do të largohet duarbosh nga skuadra angleze. 55-vjeçari do të përfitojë plot 24 milionë sterlina dëmshpërblim, për shkak të prishjes të njëanshme të kontratës.  Kujtojmë që portugezi rinovoi në janar të këtij viti, teksa kontrata e tij skadonte në vitin 2020.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.