BOTA

Pas “jelek verdhëve”, në Francë paralajmërohen protesta nga policët

18:11 - 18.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas jelekëve të verdhë, tani është radha e xhaketave blu për të treguar zemërimin e tyre ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron. Dy sindikata të policisë franceze u kanë bërë thirrje oficerëve të policisë në vend që të protestojnë për kushte më të mira pune dhe paga më të larta.




Policia në Francë ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për lodhjen dhe zhgënjimin për vite me radhë, duke theksuar se protesta e “jelek verdhëve” për javë të tëra dhe shpesh të dhunshme, i ka përkeqësuar kushtet e tyre. Ata tashmë kanë paralajmëruar qeverinë se janë në pikë të pakthyeshme dhe se të mërkurën do të fillojnë lëvizjen e tyre të protestës.

Aleanca e Policisë bën thirrje për një “ditë të zezë për policinë” në Francë më 19 dhjetor, duke i kërkuar policëve të fikin mjetet e tyre. Në Twitter dhe Facebook, bashkimi u ka bërë thirrje oficerëve të bashkohen me të ashtuquajturin “aktin 1” të protestave të policisë, duke përdorur emrin e demonstratave të jelek verdhëve.

Aleanca ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj buxhetit të ardhshëm që thotë se do të përkeqësojë kushtet për forcat policore.

Të martën qeveria franceze tha se do të paguante një bonus të njëhershëm prej 300 € për të gjithë ata oficerë që shërbyen në demonstratat e javëve të fundit. Nuk dihet nëse kjo masë do të jetë e mjaftueshme për të qetësuar policinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.