AKTUALITET

Protesta e studentëve, ambasadori i OSBE: Kemi kërkuar të ketë dialog  

10:01 - 18.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protesta e studentëve në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja si edhe të ndërkombëtarëve.




Nga Shkodra, ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt ka folur për protestën e studentëve, duke u shprehur për dialog mes palëve.

“Kemi kërkuar që mes palëve të ketë dialog. Ne mbështesim çdo të drejtë për protestë, por ajo duhet të jetë paqësore”, ka thënë ambasadori Borchardt.

Deklarata e ambasadorit u bë gjatë çeljes së ekspozitës  “Krimi mjedisor” organizuar nga Prezenca e OSBE-së dhe Universiteti i Arteve.

Sot do të mbahet dita e 14 e protestës së studentëve, të cilët nuk pranojnë të dialogojnë me kryeministrin Edi Rama për plotësimin e 8 kërkesave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.