BOTA

Rritja ekonomike e Kinës, presidenti Xi: Nuk synojmë hegjemoninë

14:06 - 18.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Kina nuk synon kurrë hegjemoninë”. Kështu është shprehur presidenti Xi Jinping  për të zbutur tensionet botërore mbi influencën ekonomike në rritje të Kinës.




Gjatë një fjalimi për të shënuar 40 vjetorin e reformave të tregut, Xi përsëriti angazhimin e Kinës ndaj një sistemi tregtar shumëpalësh dhe hapjen e mëtejshme të ekonomisë së saj.

Megjithatë, ai nuk njoftoi ndonjë iniciativë të re për të luftuar një ekonomi të ngadalësuar dhe tensionet me Shtetet e Bashkuara.

Xi tha se Kina nuk do të zhvillohet “në kurriz të interesave të vendeve të tjera”.

Rritja ekonomike e Kinës në të gjithë botën, përmes një rrjeti të gjerë projektesh infrastrukturore të quajtur “Belt and Road Initiative”,  ka bërë që disa kombe të ngrenë alarmin për atë që ata e quajnë ndikim e madh të saj në botë, si politike ashtu edhe ekonomike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.