AKTUALITET

Makina me mësues del nga rruga, humb jetën 48-vjeçarja

10:29 - 19.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korcë, pikërisht në aksin rrugor Miras-Arrëz. Një makinë tip “Range Rover” me targë AA 112 CA , që transportonte 7 mësues ka dalë nga rruga. Ndërkaq, mësohet se ka humbur jetën 48-vjeçarja Luiza Dule, mësuese në shkollën e Arrzës.




Njoftimi i policisë

Më datë 19.12.2018, rreth orës 09:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Miras-Arrëz, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Range-Rover” me targë AA 112 CA, me drejtues shtetasin Ç.H, banues në Miras, është batuar në rrugë dhe për pasojë, ka humbur jetën një pasagjere në mjet shtetasja L.D, 48 vjeçe, banuese në Miras. Drejtuesi i mjetit si edhe pasagjerët e tjerë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.