SPORT

Partizani, për fitoren dhe Shkurtajn në Gjirokastër

12:49 - 19.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partizani është shpallur kampion dimri, por titulli simbolik nuk e ka vendosur në gjumë ekipin e Skënder Gegës, që po përgatit ndeshjen e fundit të këtij viti kalendarik në Gjirokastër. Një vit më parë të kuqtë pësuan humbjen më shokuese në histori, teksa u mposhtën me pesë gola diferencë nga Luftëtari i Abazajt dhe Bregut. Kësaj radhe Partizani kërkon të shmangë befasi të pakëndshme, ndërsa do të synojë fitoren për të konsoliduar vendin e parë në renditje. Por, në Gjirokastër drejtuesit e kuq nuk po ikin vetëm për 90 minutat e ndeshjes.




Partizani është vënë në gjurmët e Vasil Shkurtajt dhe brazilianit Xhekson. Sulmuesi, ish-lojtar i përfaqësueses U21, është një njohje e vjetër e Gegës, me këtë të fundit që i ka hapur dyert në Kombëtare lojtarit shtatlartë, ndërsa Xhekson do të ishte një alternativë shumë e rëndësishme në krahun e majtë të mbrojtjes, çka do ta lejonte Trashin të zhvendosej në pozicionin e tij natyral. Gjithsesi, të kuqtë janë duke parë me vëmendje dhe për një mbrojtës të djathtë, pasi për momentin në atë rol është vetëm Labinot Ibrahimi, ndaj ai pozicion duhet dubluar patjetër. Një nga mangësitë e këtij Partizani kanë qenë alternativat e pakta në stol, problem që është prekur në jo pak raste nga trajneri Gega, i cili gjithsesi grupit aktual ka arritur t’i marrë maksimumin deri më tani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.