Rajoni

Vuçiç nuk i trembet presionit: As Trump nuk më detyron të flas me Kosovën pa u hequr taksa

17:26 - 29.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është shprehur i vendosur se nuk do të nisë asnjë bisedim me Kosovën, pa u hequr më parë taksa 100% për mallrat serbe.




Madje sipas Vuçiç, as Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nuk mund ta detyrojë të nisë dialogun me Kosovën.

“Nuk ka forcë në botë, e as ndonjë njeri në botë, që mund të më detyroj të flas për diçka derisa të mos tërhiqen taksat. Madje as thirrja personale e Trump”, tha Vuçiç para gazetarëve sot

Kujtojmë se Presidenti amerikan, Donald Trump u dërgoi letra si Vuçiçit ashtu edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke kërkuar nga ata që të arrijnë një marrëveshje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.