Tech

Norvegjia thyen rekord për shitjen e automjetet elektrike

21:14 - 03.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Norvegjia kryesor në shumë fusha dhe veçanërisht për të jetuarit mirë. Vendi ka hedhur një hap të madh edhe në fushën e makinave elektrike, pasi vitin e shkuar, thuajse një e treta e mjeteve të shituara janë me energji elektrike.




Ky është rekord jo vetëm në vend por edhe në botë i Norvegjisë, e cila ka parashikuar që t’i japë fund shitjes së makinave me karburant deri në vitin 2025.

Në një përpjekje për të ulur emetimet e karbonit dhe ndotjen e ajrit, Norvegjia përjashton makinat elektrike nga shumica e taksave dhe ofron përfitime të tilla si parkim më të lirë dhe pika karikimi për të shpejtuar në procesin e ndryshimit të makinave në vend nga ato me motorë si me naftë dhe benzinë.

Federata Rrugore e pavarur Norvegjeze (NRF) tha të mërkurën se makinat elektrike u rritën në 31.2 për qind vitin e kaluar, nga 20.8 për qind në vitin 2017 dhe vetëm 5.5 për qind në 2013, ndërkohë që shitjet e makinave me benzinë dhe naftë pësuan rënie drastike.

“Ishte një hap i vogël më afër qëllimit të vitit 2025”, gjatë së cilës parlamenti i Norvegjisë dëshiron që të gjitha makinat e reja të jenë pa emetim karboni, tha  Oeyvind Solberg Thorsen, kreu i NRF, në një konferencë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.