Tech

Punonjësit e firmës kineze ndëshkohet për shkak të “Apple”

18:22 - 04.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy punonjës të kompanisë celulare “Huawei” që dërguan një mesazh nga llogaria Twitter e firmës kineze duke përdorur një pajisje iPhone janë ndëshkuar.




Shkrimi, i postuar me 31 dhjetor i uroi ndjekësve “Gëzuar # 2019” duke shfaqur “në Twitter nëpërmjet iPhone”.

Kompanitë kineze kanë qenë duke u përpjekur të drejtojnë punonjësit drejt produkteve Huaëei dhe larg rivalit amerikan, Apple.

Vitin e kaluar, Huawei arriti shifrën e celularëve të shpërndarë në botë njësoj si Apple.

Të premten, një raport nga agjencia e lajmeve Reuters që përmendte një burim të brendshëm të kompanisë tha se stafi i Huawei që u përfshi në gabimin e Twitter ishte ulur në detyrë dhe do merrte pagë të reduktuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.