Kronikë

Aksidenti me 2 të vdekur në aksin Levan-Tepelenë, identifikohen viktimat

19:00 - 06.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre persona kanë mbetur të vdekur nga një aksident i ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë. Në kë aksident gjithashtu raportohet dhe për 7 persona të plagosur .




Dy personat që kanë ndërruar jetë janë idetifikuar si Fetah Shahaj, 64 vjeç dhe Durim Lamaj, 55 vjeç.

Ngjarja ndodhi në fshatin Varibob, ku fillimisht një mjet është përplasur një person që ishte duke ecur këmbë, ndërsa më pas në aksident janë përfshirë edhe pasagjerët e një autobusi të ndaluar.

Ndërkohë, në spitalin e Fierit kanë mbërritur të plagosurit të cilët po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Bëhet me dije se pasagjerët e autobusit kanë zbritur për të parë nëse ka vdekur njeri në aksident e sapondodhur, po për fatin e tyre të keq në atë moment një tjetër automjet ka marrë përpara të paktën 6 persona, të cilët ishin në këmbë.

Dy persona kanë humbur jetën në vend dhe i treti ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Mësohet se drejt vendit të aksidentit janë nisur 5 autoambulanca.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi pasagjerët e autobusit.

Njoftimi i policisë

Në datën 06.01.2019, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Varibob”, një automjet ka përplasur një këmbësor.

Në vendngjarje janë grumbulluar disa banorë të zonës dhe pasagjerë të një mjeti tjetër që kishte parkuar aty për të dhënë ndihmën e parë personit të aksidentuar, të cilët janë përplasur nga një mjet tjetër tip “Opel” i cili ka hyrë në parakalim.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit F.Sh, 64 vjeç, banues në Tiranë dhe D.L, 55 vjeç, banues në Vjosë, Fier si edhe janë dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve 5 shtetas të tjerë.

Po punohet për identifikimin e shtetasve të plagosur dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.