Kryesore

Kotzias kritika politikës greke, mbështet Bushatin: Ja pse u hoq

10:45 - 06.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nikos Kotzias, ish-ministri i Jashtëm grek ka kritikuar politikën e palës greke dhe të liderit të djathtë Micotakis. Kjo nisur nga fakti sipas tij për tonet e ngritura në muajt e fundit në raport me Shqipërinë.




“Unë si Kotzias nuk do reagoja kështu me Shqipërinë. Demokracia e Re pranoi anëtarësimin në NATO dhe si vend kandidat për BE pa asnjë kusht, gjatë qeverisjes ndaj sjellja aktuale është hipokrizi nga ana e tyre. Nuk bëhet kështu politika e jashtme”, – u shpreh Kotzias, i cili sa i përket largimit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati nga qeveria u shpreh: “Ishte një ministër i jashtëm tepër i guximshëm dhe i vendosur në idetë e tij, më seriozi për të negociuar  me Greqinë. Edhe pse i ri, ishte tepër i matur dhe i pjekur. E respektoj shumë për aftësitë e tij.

Mendoj se Ditmir Bushati nuk u largua sepse ishte shumë vite në krye të diplomacisë, por sepse kishte një këndvështrim tjetër për çështjen e Kosovës, domethënë ishte kundër ndryshimit të kufirit dhe e dyta sepse kishim bërë këtë përpjekjen për një paketë marrëveshje. Dua të them këtu se paketën e marrëveshjes e kishim mbyllur, por kishim dy probleme: I pari Shqipëria nuk kishte Gjykatë Kushtetuese të certifikojë reformat e kryera në një sërë çështjesh. Nuk arritëm periudhën e verës sepse u shpërbë Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, nuk kishte lidhje me ne vonesa. Problemi i dytë, ka të bëjë me Greqinë.

E kam informuar kryeministrin Tsipras me detaje. Grekët nuk janë të gatshëm të pranojnë ligjërisht se lufta mes Shqipërisë dhe Greqisë ka mbaruar tashmë. Kur të flas do t’i mësoni detajet. Por Greqia, dhe referohem në fuqitë e djathta dhe të djathta ekstremiste, duhet të bëhet serioze. Pseudopatriotizmi dëmton vendin”.

I pyetur nëse ka frikë nga një Shqipëri e Madhe e mundshme, Kotzias u përgjigj: “Nuk kam frikë për një Shqipëri të Madhe për sa kohë ne nuk jemi pa mend dhe për sa kohë kemi iniciativa dhe zgjidhim ne problemet e rajonit.”

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.