Kronikë

“Habilajt” në Gjykatë, dy letër porosi mbajnë peng çështjen Tahiri

12:20 - 07.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe bën gati dosjen për 9 të pandehurit e dosjes ‘Habilaj’. Prokurorët e dosjes kanë ngritur akuza ndaj të pandehurve për trafik të lëndëve narkotike, krijim të grupit të strukturuar kriminal.




Në dosjen e prokurorisë thuhet se këta persona kanë bashkëpunuar me ish-zyrtarë të lartë të policisë, si Jaeld Çela, Gjergji Kohila e Sokol Bode  si edhe ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Mësohet se Prokuroria është në pritje të dy letërporosive për ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri. Burimet thanëse në fundjavë dy prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Mara, kanë udhëtuar drejt Italisë, ku kanë marrë të dhëna për llogari të cështjes “Tahiri”.

Po sipas të njëjtave burime, Prokuroria po heton një udhëtim që kanë kryer familjarët e ish-ministrit Saimir Tahiri në korrik 2014 nga Shqipëria në Itali. Mësohet se në të njëjtin avion me familjen Tahiri, ka udhëtuar edhe Moisi Habilaj. Prokurorët po hetojnë sakaq qëllimin e këtij udhëtimi. Burimi: Balkanweb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.