Kryesore

Kreditë e buta, rritet shuma dhe afati i shlyerjes

11:15 - 07.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkia e Tiranës në zbatimin e programit social të strehimit nëpërmjet kredisë së butë ndryshoi disa kritere për përfituesit e kredive. Kjo si një reflektim mbi problematikat që u shfaqën gjatë procesit të parë që u zbatua në 2017. Kështu, së pari ka ndryshuar mosha e përfituesve, pasi është marrë në konsideratë fakti që disa përfitues për shkak të moshës së madhe janë penguar në klasifikimin për kredi. Tashmë mosha e çiftit duhet të jetë me moshë totale deri në 70 vjeç. Kjo me qellim që çifti përfitues i kredisë të ketë mundësi dhe të jetë i aftë për punë për të siguruar të ardhura për shlyerjen e kredisë deri në fund.




Së dyti, afati subvencionimit të kredisë do të rritet nga 15 në 20 vjeç, duke bërë që kësti mujor për një familje përfituese të jetë më i ulët dhe më i përballueshëm.

Edhe ky ndryshim erdhi si rrjedhojë e problematikës që u has herën e shkuar ku familje të ndryshme përfituese e kishin të pamundur që të përballonin një këst të madh mujor të pagesës së kredisë. Tashmë me këtë ndryshim kësti do jetë më ulët dhe më i përballueshëm nga aplikuesit. Gjithashtu, ndryshe nga hera tjetër ka ndryshuar edhe shuma e kredisë që përfitojnë fituesit.

Nga 36 milionë lekë të vjetër që ishte shuma që përfitohej më parë për një familje me 2 deri në 3 persona, tashmë kjo shumë ka shkuar në 44 milionë lekë të vjetër. Kjo rritje i jep mundësi familjeve të reja që sigurojnë një shtëpi më të mirë dhe më të madhe se më parë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Po more poooo!!
    Por kanabisi i ka rritur kaq shume cmimet e apartamenteve saqe me 44 milione leke te vjeter sot nuk ble dot as nje garsoniere…..

    Përgjigju ↓