OPINION

Kjo është fytyra e konçensionarëve që kanë marrë tërë shtetin në mirëmbajtje

13:19 - 10.01.19 Mentor Kikia
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rruga e Kombit do të duhej të ishte një test për të treguar se sa e leverdisshme është dhënia me konçension e mirëmbajtjes së rrugëve kompanive private. Dhe u dëshmua që është forma më e keqe e mundëshme. Me 5 cm borë, autostrada u bllokua disa herë, dhjetra makina janë aksidentuar, duke u përplasur mes tyre e me parmakët mbrojtjes, duke pësuar dëmtime.




Dëshmitë e qindra qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar në segmente të ndryshme tregojnë se nuk ka asnjë lëvizje nga ana e kompanisë mirëmbajtëse.  Ky nuk është një dështim vetëm i këtij projekti. Por është dëshmi se marrëveshjet koncensionare me klientet e babëzitur qeveritarë janë vetëm forma zhvatjeje në kurriz të qytetarëve.

Ai tra atje para tunelit sot duhet të ngrihet. Të paktën sot. Nuk ka asnjë të drejtë ligjore e morale që ajo kompani sot tu marrë para qytetarëve që kalojnë tërë mundim në atë rrugë.

Ndërsa shteti duhet ta menaxhojë vetë tarifen e rruges. Qytetarët nuk refuzuan të paguajnë, por në raste të tilla të jetë dikush që të hedhë një dorë kripë. Qytetaret paguajne takse per rrugen, jo taksen “Kastrati”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.