AKTUALITET

Kush është administratori i UT-së që kërkoi ndërhyrjen e policisë kundër studentëve

13:48 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përplasja mes policisë dhe studentëve të Juridikut dhe Ekonomikut, të ngujuar në fakultete, është kthyer në qendër të vëmendjes këtë të premte.




Në rrugë zyrtare, thuhet se ndërhyrja e policisë është bërë me kërkesë të administratës së Universitetit të Tiranës. Më konkretisht, është bërë publike shkresa e administratorit të UT-së Skerdi Dafa, që i kërkon ndihmë policisë për rikthimin e rendit e normalitetit brenda fakulteteve.

Por sipas opozitës, Dafa është një militant i Partisë Socialiste i vendosur politikisht në atë pozicion. Ka qenë kreu i PD-së Lulzim Basha që ka hedhur akuza ndaj administratorit të UT-së, që më parë sipas tij ka mbajtur edhe poste të tjera të rëndësishme.

“Kanë nxjerrë ne media se kush e ka nxjerrë urdhrin për të futur policinë në Universitet, dhe po ua tregoj se cili është. Urdhrin e paska firmosur një farë Skerdi Dafa, administrator i universitetit. Po kush është Skderi Dafa? Kush e ka emëruar? E ka emëruar qeveria. Skerdi Dafa është ish-drejtor i Postës ish-drejtor i Tatimeve të Elbasanit, militant i PS. Ai nuk duhet të ishte kurrë administrator i universitetit, por duhet që të ishte tek zyra e financës së Partisë Socialiste në Elbasan.” u shpreh Basha në fjalën e tij.” ka thënë sot Basha

Kujtojmë se një nga kërkesat e studentëve në protestën e tyre ka qenë pikërisht çështja e administratorëve, të cilët janë të zgjedhur direkt nga MASR.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.