AKTUALITET

Masakroi vajzën e tij, dhunohet egërsisht në burg babai shqiptar

12:24 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është dhunuar në ambientet e qelisë Aleko Petro, babai 52-vjeçar që masakroi pak ditë më parë vajzën e tij Anxhelinën.




Ngjarja ka ndodhur në burgun e Koridhalos, ku 52-vjeçari është dhunuar nga të burgosurit e tjerë.

Lajmi është bërë i ditur nga Vasilis Noulezas, avokati i shqiptarit, i cili ka deklaruar se pas kësaj ngjarje Aleko Petro është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Sipas avokatit, 52-vjeçari është në gjendje të rënduar psikologjike.

Sipas rrëfimit të vetë 52-vjeçarit, disa të burgosur e kanë sulmuar dhe dhunuar egërsisht. Për këtë arsye ai ka kërkuar që të transferohet në burgun e Grevenas, ka frikë për jetën e tij.

Kujtojmë se Aleko ndodhet nën masën e sigurisë burg pa afat, pasi ka pranuar që dhunoi për vdekje vajzën e tij Anxhelina Petro, pasi nuk pranonte lidhjen e saj me  një emigrant afgan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korfuz më 2 Janar. Ndërkohë, trupi i Anxhelina Petros mbërriti në Shqipëri më 8 Janar dhe u përcoll për në banesën e fundit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.