Kryesore

Meta e akuzoi për lidhje me krimin, Rama: Mos e merrni seriozisht Presidentin

21:27 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me mosdekretimin në postin e ministrit të Jashtëm , Gent Cakajn, nga ana e Presidentit Ilir Meta.




Rama komentoi edhe deklaratën e Metës i cili hodhi akuza të drejtpërdrejta dhe të forta në adresë të Ramës.

Lidhur me këto akuza, kryeministri është shprehur se Presidenti nuk duhet të merret seriozisht nga njerëzit.

Përmes ironisë Rama tha se këtë status nuk e ka bërë Meta, por kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila mund t’i ketë vjedhur passwordin e rrjeteve sociale.

“Unë i kërkoj publikut që të mos e marrë seriozisht, sepse ose faqen zyrtare të Metës nuk e përdor ai, ose e përdor Doktorresha e shkencave, me dy rr, ose i ka marrë passwordin e Facebook dhe ka shkruar për të, ose pastaj Iliri është në atë gjendje që e kam parë edhe më parë, që bën thirrje që populli të marrë armët, se i hap gropën vetes me vendime irracionale, kur duhet të marrë nishan gojën kur ha se i shkon luga huq, kështu që nuk duhet marrë seriozisht ai tekst.

Meta është në shkelje të plotë të etikës, ligjit, që e ndalon presidentin të ketë opinione të cilat përcaktojnë nëse dekreton ose jo një ministër. Dua të kujtoj një fakt, n.q.s. ka pasur një moment konflikti dhëmb për dhëmb politik mes Metës dhe një ministri të propozuar nga kryeministri, ka qenë ai mes Bujar Nishanit dhe Xhafës. Pse Meta po sfidon kushtetutën?! “, u shpreh Edi Rama.

Reagimi i Metës

Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.