AKTUALITET

Nga pagesa e tarifës tek zëvendësimi i mësimit, rektorati i UT merr 4 vendime

13:55 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rektorati i Universitetit të Tiranës, del me deklaratë lidhur me protestën e studentëve, të cilët qysh prej ditës së djeshme, e enjte, janë ngujuar nëpër fakultetet e tyre.




Rektorati i Universitetit të Tiranës thotë se ka ndjekur me vëmendje, shqetësim dhe përgjegjshmëri protestën e studentëve për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, përmirësimit të kushteve të shkollimit, uljes së kostove dhe përjashtimit nga tarifat e studimit të studentëve.

Deklarohet se për shkak të zgjatjes së protestës dhe bojkotimit të procesit mësimor nga një pjesë e studentëve, ai nuk është zhvilluar normalisht.

Duke u nisur nga kjo situatë dhe për t’i dhënë mundësi përfundimit me sukses të këtij viti akademik, Rektorati i UT-ës në mbledhjen e ditës së sotme, 11 janar, vendosi:

-T’iu bëjë thirrje studentëve të Universitetit të Tiranës t’i rikthehen procesit mësimor, duke garantuar të drejtën e studentëve për zhvillimin normal të procesit mësimor duke respektuar nga ana tjetër edhe të drejtën e tyre për të protestuar.

-Të marrë masa që të garantohet plotësimi i programit mësimor për vitin akademik 2018-2019, nëpërmjet zëvendësimit të orëve mësimore të parealizuara për shkak të protestës, duke përshtatur strukturën akademike të vitit 2018-2019.

-Të marrë masa dhe të urdhërojë të gjitha strukturat e Universitetit të Tiranës për shtyrje të afati të pagesës së tarifave dhe për shtyrjen e procedurave të marrjes së dokumentacionit për përfitim burse dhe të studentëve të kategorive të veçanta.

-Të marrë masa për ngritjen e grupit të punës me përfaqësi nga secila njësi kryesore dhe të ftoj studentët të jenë pjesë e tij në përgatitjen dhe realizimin e një plani veprimi në shërbim të përmirësimit të veprimtarisë së Universitetit të Tiranës në tërësi dhe veçanërisht në çështjet që lidhen me mësimdhënien, kërkimin shkencor, administrimin dhe transparencën e të gjithë aktivitetit të institucionit.

Rektorati i Universitetit të Tiranës vlerëson se në këtë proces reformimi dhe përmirësimi të veprimtarisë së UT-ës, rolin vendimtar e ka personeli akademik i këtij universiteti, integriteti dhe autoriteti i të cilit duhet të mbrohet në të mirë të funksionimit normal dhe reformimit të institucionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.