Nostalgji

Nostalgji/ Iva Zajmi…bën si e fortë. Meta diç i tregon Presidentit Topi

16:00 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Iva Zajmi…bën si e fortë. Meta diç i tregon Presidentit Topi




Iva Zajmi…bën si e fortë

Iva Zajmi do t’u tregojë të gjithëve se është zëvendësministrja e Ministrisë së Brendshme. Ja ku ka pozuar në këtë foto, në një mënyrë krejt të veçantë, duke treguar se gjithçka do të bëjë edhe në ministrinë e vet për një Tiranë pa makina. Eshtë fotografuar nga paparazzi ynë pikërisht në këtë moment. Por të gjithë ata që e njohin zv.ministren, e dinë që nuk është aq e ashpër sa do të tregohet në foto, madje, jo aq garipe. Përkundrazi, merret me komunitetin më të brishtë, atë të femrave të cilat kthehen nga një persekutim i gjatë jashtë vendit. Prapë se prapë, sikurse Iva është duke treguar, më shumë ka rrëfyer nëpërmjet fotos funksionin, sesa atë që përfaqëson vetë zyrtarja e shtetit shqiptar.

Meta diç i tregon Presidentit Topi
Bamir Topi, presidenti i Republikës, ka qenë shumë i kënaqur që në zyrën e tij në Presidencë ka pritur për dekretim dy ndryshimet e reja të qeverisë: Ilir Metën dhe Edmond Haxhinaston. Të dy kanë marrë pëlqimin e kreut të shtetit, i cili pasi ka bërë “gëzuar” me dy ministrat, po i uron ata për detyrën e tyre të re. Por duket se zv.kryeministri është paksa më i nervozuar për takimin. Se ç’ka një gjë që nuk shkon në fytyrën e Metës, ndryshe nga ajo e Haxhinastos, që për herë të parë po provon kolltukun e ministrit, edhe pse nuk është deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Po ç’të ketë ndodhur vallë që zv.kryeministri Meta ndjehet i shqetësuar dhe ka ngrysur fytyrën, ndërkohë që fytyra e Presidentit është rrëzëllitëse? Këtë mund ta mësojmë më vonë.
Ky shkrim u botua më 25 shtator 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.