SPORT

Partizani mendon për Kulibali, Gega është kundër

09:08 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zvarriten bisedimet me Kuame Karikari, që duket se po joshet nga një pistë arabe, e cila i garanton të paktën dyfishin e pagës që ofrojnë të kuqtë. Ndaj Partizani bën gati një sulmues tjetër për majën e ofensivës.




Ganezi i shumëpërfolur i Neftçi Bakut duket një pistë e ezauruar tashmë, teksa mësohet se janë azerët ata që duan të përfitojnë maksimalisht nga shitja e Karikarit, pasi arabët janë të gatshëm të paguajnë kartonin e lojtarit, kontrata e të cilit me Neftçin përfundon në qershor të këtij viti. Duke parë këtë situatë, të kuqtë janë futur menjëherë në bisedime me sulmuesin nga Guinea-Bisau, Ide Kulibali.

Ky i fundit është përfolur vitin e kaluar edhe si përforcim i mundshëm i Kukësit, por duket se në Shqipëri do të vijë për llogari të Partizanit. Me lojtarin është arritur në parim akordi financiar, por palët duhet të ulen edhe një herë për të konkretizuar gjërat.

Kulibali është një qendërsulmues tipik, i cili ka luajtur edhe për Boavistën në Portugali. Por në këtë mes ka një tjetër kleçkë. Trajneri Gega nuk është aspak i bindur për këtë lojtar dhe nuk e ka miratuar blerjen e tij, çka ka bërë që firma të qëndrojë pezull për momentin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.