AKTUALITET

Policia ndërhyn natën, studentët vijojnë‘ngujimin’ tek Juridiku: I kemi duart me gjak!

08:58 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protesta e studentëve duket se do të vijojë, ndërsa pas mesnate ka pasur një situatë të tensionuar në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë.




Që nga dita e djeshme ata janë të “ngujuar” brenda ambienteve të Fakultetit të Drejtësisë. Ndërkohë që policia private që ruan ambientet e Fakultetit ka ndërhyrë natën, duke levizur bankat qe kishin bllokuar hyrjen. Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i studentëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë. “Mos i prekni bankat, mos prekni me dorë studentët, mos guxoni te prekni vajzat”, – dëgjohen britma te studenteve te ngujuar.

Ndërkaq, mëngjesin e sotëm një prej studentëve u shpreh se ata do të vazhdojnë të mbajnë gjallë tentativën e tyre për bojkot të mësimit deri kur të plotësohen të drejtat e tyre.

“Do luftojmë për këtë bojkot. Ne nuk merremi as nuk shkruhemi me kryeministrin. Ai është bërë si kalama, shkruan në Ëhatsapp. Ne nuk e kemi bllokuar mësimin, po luftojmë për të drejtat tona. Kryeministrit iu vranë 4 vetë në bulevard dhe premtoi drejtësi e asgjë nuk bëri. Tani na thotë neve vagabondë, ne i kemi duart me gjak, kemi luftuar me policinë”, – u shpreh ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.