Uncategorized

Theu xhamat dhe u bën presion protestuesve, kush është personi qe u konfliktua me studentët?

21:56 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Studentët vijojnë edhe gjatë natës protestën e tyre duke bërë thirrje që 8 kërkesat e tyre të të plotësohen plotësisht nga qeveria.




Gjatë kohës që studentët kanë qëndruar brenda ambienteve të universiteteve nuk kanë munguar dhe incidentet, ku pak më parë një person i pa identifikuar i cili dyshohet se ja thyer xhamat e universitetit.

Siç shihet dhe në video personi civil i veshur me xhup të zi është konfliktuar fizikisht me studentët duke u bërë dhe presion.

Një nga studentët më herët u shpreh se rojet dhe policia nuk u lejojnë të marrin as ushqime, ndërkohë që u kanë kërkuar edhe emër dhe mbiemër.

“Nuk na lejonë as të hyjmë as të dalim. Por as ushqimet nuk na lejojnë të kalojnë. Na kërkojnë emër dhe mbiemër, nuk jam në dijeni psë e bëjnë. Nuk po e kuptojmë pse po ndodh, kemi gjithë ditën që jemi ngujuar deri në orën 12.

Ushqimet na lejuan deri në orën 3, më pas nuk na lejuan. Plani jonë ka qenë të qëndrojmë të ngujuar”, tha një nga studentët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.