AKTUALITET

Videoskandali, Krimet e Rënda lënë në burg gjyqtarin Roland Hysi dhe psikologen

15:54 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata për Krime të Rënda la në burg gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi dhe psikologen Elona Mecani, të përfshirë në një aferë korruptive të publikuar disa ditë më parë në një emision investigativ.




Mecani dyshohet se bënte rolin e sekseres, ndërsa në videon e bërë publike, gjyqtari Hysi, duket ku merr 500 euro, ndërsa kërkon nga denoncuesja edhe favore seksuale.

Seanca te Krimet e Rënda u zhvillua me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur rreth 2 orë.

Mbrojtja ligjore e gjyqtarit pretendon papërdorshmërinë e provës, ndërsa gjykata thotë se nuk bëhet fjalë për përgjim, por provë dokument.

Ai akuzohet për veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike’. Po ashtu  mbi gjyqtarin rëndon akuza ‘Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë të drejtësisë’.

Po ashtu masa arrest me burg është caktuar edhe për psikologen Elona Meçani, e cila mori 500 euro të tjera  për një gjyqtar tjetër, i cili në video thuhet se është Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit.

Po ashtu, sot Prokuroria regjistron procedim penal  pas publikimit të videos në një emision investigativ ku gjyqtari Roland Hysi merr 500 euro  rryshfet dhe i kërkon favore seksuale një gruaje të divorcuar për ti dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes Elona Meçani 500 euro të tjera për gjyqtarin tjetër, Taulant Banushi, në mënyrë që ky i fundit të mos zvarrisë seancat në gjykatën e Apelit.

Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.