SPORT

Zhgënjen Barcelona pa Messi-Suarez

10:28 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Barcelona ka humbur ndeshjen e parë të 1/8-ave të Copa del Rey. Levante ka mposhtur gjigantët katalanas me rezultatin 2-1 në “Estadi Ciutat de Valencia”.




Nuk ishte një mbrëmje e mirë për të besuarit e Ernesto Valverde-s, i cili kishte zgjedhur të bënte rotacion, por prapëseprapë kishte në fushë lojtarë me kualitet të madh si Coutinho apo Dembele.

Kjo ishte ndeshja e parë që pas janarit të vitit 2017 që Barcelona ndëshkohet me dy gola që në pjesën e parë në një ndeshje të Copa del Rey.

Lionel Messi dhe Luis Suarez nuk janë aktivizuar në këtë sfidë, por duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, padyshim që në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou” do të zbresin në fushë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.