KULTURË

Basir Mahmood nga Lahora në Tiranë

13:16 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel mbajtur tw mwrkurwn një bashkëbisedim me artistin pakistanez Basir Mahmood. Artisti Basir Mahmood, lindur në Lahore (Pakistan) më 1985, aktualisht banues në Lahore dhe Amsterdam, në bashkëbisedimin që zhvilloi, iu  përmbajt asaj që ai e cilëson trajektorja e artistit, nisur nga veprat që ai ka bërë në kohë të ndryshme gjatë karrierës së tij. Që prej vitit 2011 ai ka marrë pjesë në rezidenca të ndryshme artistësh në mbarë botën për të zhvilluar praktikën e tij. Megjithëse e filloi me “Akademie Schloss Solitude” në Shtutgart (2011-12) dhe erdhi në “Rijksakademie van beeldende kunsten” (2016-17) në Amsterdam, ai e mbylli përfundimisht një përvojë të tillë, duke e cilësuar këtë si pjesëmarrjen e tij të fundit për çdo qëndrim rezidencial.




Mahmood-i shpesh i mëshon mendimit se ai u bë artist duke parë artistë të tjerë, përfshirë edhe pjesëtarë të familjes së tij, si dhe ata që takoi gjatë qëndrimeve të tij artistike (rezidencave). Rrjedhimisht, mund të thuhet se të mësuarit duke vëzhguar të tjerët vlen më së miri edhe në punën e tij. Ai shpesh fiton aftësi dhe profesione të ndryshme për të përcjellë atë që sheh, duke arritur një ndjekje (audiencë) përherë e më të gjerë. Artisti kishte përzgjedhur disa nga filmat e tij për këtë takim si një mënyrë për të  shpërfaqur ecurinë e tij të të menduarit e për të vijuar më pas në një diskutim publik. Filmat që do të shfaqen janë: “Manmade” (“Shndërrimi”); “My Father” (“Babai im”); “In a Move, to the Better Side” (“Në lëvizje, në anën më të mirë”); “Thank You For Coming” (“Faleminderit që erdhët”); “Power Between Weak” (“Fuqia e të pafuqishmit”); “Practicing Procedures of Killing” (“Duke ushtruar veprimet e vrasjes”); “Monument of arrival and return” (“Përmendorja e mbërritjes dhe e kthimit”); “All voices are mine” (“Të gjithë zërat janë të mitë”).

ARTISTI

Artisti Basir Mahmood ka lindur më 1985 në Lahore, Pakistan. Ka studiuar në Universitetin Kombëtar “Beaconhouse” në Lahore dhe ka marrë një bursë njëvjeçare nga “Akademie Schloss Solitude” (Shtutgart, Gjermani) në vitin 2011. Duke përdorur video, filma apo fotografi, Mahmood-i thur tema të ndryshme në copëza poetike dhe mënyra të larmishme rrëfimi.

Që prej 2011-s, veprat e tij janë shfaqur gjerësisht, duke përmendur këtu: Kopshti i Edenit, Pallati i Tokios, Francë, 2012; Bienalja e tretë Ndërkombëtare e Moskës për Artin e Ri, Rusi, 2012; Hapja përuruese e “Broad Museum”-it, Universiteti Shtetëror i Miçiganit, SHBA, 2012; Trienalja e Azisë së Paqësorit (APT 7) në Galerinë e Arteve në Kuinslend (Queensland), Brisbane, 2012; Bienalja e Sharjahut 11, Emiratet e Bashkuara Arabe, 2013; “Des hommes, des mondes at college des bernardins” (“Njerëzit, botët në kolegjin e bernardinëve”), Francë, 2014; “Time of Others” (“Koha e të tjerëve”), Muzeu i Artit Bashkëkohor, Japoni, 2015; Bienalja e Yinchuan-it, Yinchuan, Kinë, 2016; Shfaqja e Çmimit Abraaj për Artin (Abraaj Group Art Prize show), Emiratet e Bashkuara Arabe, 2016; Bienalja “Contour” 8, Gjermani, 2017; “Tablotë e gjalla” (“Tableaux Vivants”), Fondacioni Etrillard, Francë, 2017; Bienalja e dhjetë e Berlinit për Artin Bashkëkohor, Gjermani, 2018.

Përveç të qenit pjesë e koleksioneve të ndryshme private, veprat e tij (video) janë bërë pjesë e koleksionit të Galerisë së Arteve në Kuinslend (Queensland) në Brisbane, Australi dhe Qendrës Kombëtare të Arteve Plastike (Qendra Kombëtare për Artet Pamore) në Francë. Mahmood-it iu dha një bursë dyvjeçare kërkimi në “Rijksakademie van beeldende kunsten” në Amsterdam (2016-2017); Granti i Programit të Prodhimit nga Fondacioni i Artit Sharjah (2016) dhe Bursa për Artistë të Formuar nga Fondi Mondrian (Stipendium for Established Artists from Mondriaan Fonds) (2018-2022).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.