BLUETOOTH

Fejohet Ervini i ‘Big Brother’, rrëfen lidhjen me drejtoreshën në Amerikë

17:30 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ervini ka qenë një ndër personazhet që spikatën më tepër në edicionin e fundit të ‘Big Brother’. Prej gati 1 viti ai është zhvendosur në SHBA. Largimi i tij nga Shqipëria erdhi për shkak të karrierës së tij si model, por që gjatë qëndrimit atje ka njohur edhe dashurinë e jetës. Në një intervistë të dhënë për një media rozë, Ervini ka rrëfyer se pak ditë para ndërrimit të vitit ai dhe e dashuria e tij shqiptare janë fejuar dhe modeli i ka dhuruar asaj një unazë ar të bardhë me 3 karat diamante. “Unë dhe partnerja ime u fejuam para mbylljes së vitit 2018.




I propozova ditën e Thanksgiving. E propozova te vendi ku u njohëm për herë të parë. E fejuara, një bukuroshe bionde, është shqiptare dhe bashkëjeton prej pak kohësh me ish-banorin e ‘Big Brother Albania’. “Me vendosjen në Amerikë, unë punoj në “Building remodeling Manhattan”, ndërsa e fejuara ime tashmë punon si drejtoreshë e Burimeve njerëzore në një kompani këtu. Ne u njohën nga një shoqëri e përbashkët dhe që nga ajo ditë jemi bashkë”, tregon ai. Për sa i përket planeve për martesë, ai pranon se hapat e tjerë do t’i bëjë avash, pasi sipas tij vendimet e marra shpejt nuk zgjasin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.