BLUETOOTH

Kudo i shohim bashkë, por Alba nxehet kur e pyesin për ‘lidhjen’ me Albin

18:00 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse ka kaluar më tepër se 1 vit që mediat kanë publikuar foto që vërtetojnë se koreografi Albi Nako dhe balerina e tij Alba Hoxha janë bashkë, kjo e fundit vijon të mohojë publikisht të jetë e lidhur me të.




Në fakt, lajmin se mes dyshes ka nisur një histori dashurie e konfirmojnë edhe burime pranë çiftit, por, megjithatë, kur njëri prej ndjekësve e ngacmon për Albin në ‘Instagram’, Alba përgjigjet e acaruar dhe negativisht. Së fundmi, prezantuesja e motit në Tv Klan ka publikuar dy foto pranë oxhakut ku shkruan “Ngrohtë vetëm pranë oxhakut…”, një ndjekës e ka plotësuar fjalinë me komentin “edhe Albit”. Por ky koment e ka nervozuar Albën, e cila vetëm pak ditë më parë ishte po me Albin në Brezovicë duke iu përgjigjur: “Nuk jam e lidhur me Albin se më çmendët”. Pse kaq e vështirë ta pranojë një gjë që të gjithë e dinë?!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.