AKTUALITET

Lejuan vendosjen e lotove, pranga dy pronarëve të lokaleve

11:16 - 12.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona janë vënë sot në pranga nga Policia e Shtetit, pasi kanë vijuar aktivitetin e lojërave të fatit dhe lotove.




Sipas njoftimit të Policisë, janë arrestuar pronarë lokalesh, një në Tiranë dhe një tjetër në Klos të Burrelit.

Të dy këta dyshoheshin se kanë përdorur pajisje që mundësonin ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

“2 shtetas janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një njësi kompjuterike , dy televizorë dhe pajisje elektronike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Tiranë u procedua penalisht, shtetasi Z. G., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën e Dibrës, në ambientet e lokalit të tij u konstatuan pajisje të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.

Në Klos të Burrelit u procedua penalisht shtetasi E.H., 35 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatuan të montuara pajisje për ushtrimin e lojërave të fatit”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.