Kronikë

Grabitja në Durrës, si në filmat aksion… Por policia hesht

12:10 - 13.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit prej disa kohësh po tregohet e paaftë për të vendosur rend dhe siguri në qytet, ndërsa shumë ngjarje mbahen të fshehura. Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Shkozet, ku u grabit një biznesmen dhe u terrorizua familja e tij, nga policia e Durrësit nuk ka asnjë lëvizje.




Mbrëmjen e së shtunës, tre persona të armatosur e të maskuar, pasi kanë ndjekur lëvizjet e biznesmenit Elton Kelmendi, që ka aktivitet në fushën e transportit, i kanë zënë pritë pranë shtëpisë.

Në çastin kur është kthyer me të birin në banesë nën kërcënimin e armës kanë hyrë në banesë dhe pasi i kanë lidhur u kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash që familja e kishte në banesë, sipas policisë 10800 euro.

Gjatë largimit për të shmangur ndjekjen kanë marrë me vete djalin e biznesmenit të cilin e kanë lënë të lirë disa minuta më vonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.