Nostalgji

Nostalgji/ Shega nga Kuvendi, te bikutinat. Rikthimi i Arben Isarajt

16:00 - 13.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Shega nga Kuvendi, te bikutinat. Rikthimi i Arben Isarajt




Shega nga Kuvendi, te bikutinat

Kjo është Shega Ligori, një ndër deputetet dhe avokatet e parlamentit, por siç po e shohim në këto foto, nuk gjendet në sallën e bërë ovale në kuvend. Deputeten e kapëm mat, duke krehur flokët në sallonin e bukurisë “New look Tina”. Shega me bikutina në kokë, nuk është absolutisht një Shegë luftëtare e komisionit parlamnetar të ligjeve. Por i është kushtuar këtë ditë totalisht vetes. Po krihet, sepse do të niset në takimin e radhës që do të ketë kreu i PS Edi Rama në Librazhd e Elbasan, zonë nga e cila edhe vetë Shega ka dalë deputete. Megjithatë, ishte hera e parë që e shihnim Shegën te Tina, nuk e dimë nëse ajo do ta ketë që këtej e tutje sallonin e vet për tu shfaqur në publik.

Rikthimi i Arben Isarajt

Një ndër deputetët që i ka munguar më gjatë parlamentit, është deputeti Arben Isaraj. Në fakt ka kaluar një periudhë të vështirë me gjendjen e tij shëndetësore, por tashmë, është rikuperuar plotësisht. Megjithatë, Arbeni mbetet gjithsesi pasionant dhe energjik, madje as nuk mund të thuhet se sëmundja e ka vënë për fund. Ai vazhdon të ndjekë në rregull seancat në parlamentin e Shqipërisë, por herë herë detyrohet të kalojë edhe disa ditë në Gjermani, ku edhe është trajtuar për sëmundjen e tij. Ndërkohë, që edhe pse ende nuk ka folur në seancë parlamentare, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë një rikthim të shpejtë të fuqishëm të tij në foltoren e kuvendit.

Ky shkrim u botua më 25 shtator 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.